Lëvizja e Socialistëve Demokratë quhet partia e re e Jorgo Papandreut. Ish-kryeministri socialist pranon gabimet: Nuk e luajta vendin në kumar

Postuar në 03 Janar, 2015 10:57

Lëvizja e Socialistëve Demokratë  quhet partia e e re  ish-kryeministrit grek Jorgos Papanderu . Në prezantimin e forcës së tij politike, të cilës i janë bashkuar disa deputetë të PASOK-ut, ish-kryeministri socialist akuzoi të djajthtën politike në Greqi, por edhe ndërkombëtarët për një skenar që e futi Greqinë në një rend masash shtrënguese, ndërsa pranoi se gjatë qeverisjes së tij kishte bërë edhe gabime.“Erdhi koha që të bëjmë hapin e madh përpara dhe që të gjithë bashkë të ndërtojmë shtëpinë politike që do të strehojë vlerat tona progresiste. Jemi pjesë e një lëvizje që mund dhe duhet t’u përgjigjet me dobishmëri problemeve që shqetësojnë vendin dhe popullin grek. Kam bërë gabime, por asnjëherë nuk ka marrë vendime për interesin tim personal, por për të mirën e popullit grek. Unë vendin tim nuk e luajta në kumar. Disa thonë se unë e pagova shtrenjtë, por e rëndësishme është që këtë faturë nuk e pagoi populli im”

 

l.m

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Misherimi i nje kufome politike!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.