Shpend Ahmeti, kryebashkiaku i muajit në botë..

Shpend Ahmeti është vlersuar si kryebashkiaku i muajit nga Fondacioni Ndërkombëtar “The City Mayors Foundation”. Agjencia zhurnal.mk raporton se kryetari i komunës së Prishtinës është vlerësuar për disa nisma që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirave publike, vendosjen e shtyllave të ndriçimit dhe mbjelljen e pemëve në qytet. Ky fondacion përmend disa aksione që ka ndërmarrë Ahmeti për ta kthyer kryeqytetin e Kosovës në një qytet normal. Sipas “The City Mayors Foundation” këto ndërhyrje të vogla kanë sjellë ndryshime të mëdha në lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Ahmeti është duke punuar shumë për të ardhmen e Prishtinës. Ai e kupton që banorët e kryeqytetit presin shumë nga administrata në vitin e tij të dytë në zyrën e kryetarit të Prishtinës. Banorët duan ndryshime të dukshme dhe të efektshme”, thuhet në disa prej arsyeve të dhënies së këtij çmimi.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=15131945854
l.m
Add new comment