CIA mohon UFO-t. Pranon se gjysma e fluturimeve misterioze ishin vepër e tyre. Mbetet enigmë se kujt i takon gjysma tjetër e fluturimeve

Postuar në 02 Janar, 2015 15:37

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane pranoi se të paktën gjysma e fluturimeve misterioze, që prej vitesh kanë ushqyer imagjinatën e njerëzimit për aktivitetet e qenieve jashtëtokësore, janë kryer për llogari të saj. Por mbetet enigmë ende se çfarë emri do të marrin gjysma tjetër e fluturimeve për të cilat CIA nuk merr autorësinë. Në postimin në rrjetin social “Twitter”, që mban datën 29 Dhjetor, CIA ka publikuar një dokument të detajuar, që ngjalli interes mjaft të madh gjatë 2014-ës. Avionët me forma të çuditshme nuk kanë qenë gjë tjetër veçse variante të modeleve U-2, që fluturonin në një lartësi deri në mbi 18 mijë metra. Në vitet ’50-’60, thuhet në raport, pakkush besonte se mjetet fluturuese mund të arrinin këtë lartësi. Fluturimet e avionëve të zakonshëm të pasagjerëve kryhen në lartësi nga 3 - 6 mijë metra, ndërsa ata ushtarakë deri në 12 mijë metra. Sipas CIA-s, një prej shqetësimeve të mëdha të këtij projekti ishin dyshimet që ngjallën këto mjete fluturuese. Imagjinata shkoi deri aty sa frymëzoi edhe Hollivudin të prodhonte filma me jashtëtokësorë, që udhëtonin me këto mjete. Por ajo që CIA -n e detyronte të mos jepte përgjigje mbi këtë mister, ishte fakti që u prodhuan për të fotografuar fshehurazi objektivat armike të Shteteve të Bashkuara. Baza kryesore sekrete e tyre ishte në Nevada të Kalifornisë, por kishte edhe të tjera në Britani, Gjermaninë Perëndimore dhe Tajvan.
https://www.cia.gov/library/center-for-the-study-of-intellig...

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.