Në mesin e ISIS shpërthen virusi ebola. Atë që nuk e bëjnë dot armët mund ta bëjë një virus i padukshëm.

Atë që nuk e bëjnë dot armët mund ta bëjë një virus i padukshëm. Një numër i madh i militantëve të armatosur të rrjetit terrorist ISIS në Irak janë të sëmurë nga virusi vdekjeprurës i ebolës. Lajmi është transmetuar nga disa media arabe, por edhe ato amerikane. Sipas “Daily Mail”, një numër i luftëtarëve të shtruar në spitalin e Mosulit janë me simptomat e virusit ebola. Raportet zyrtare të spitalit janë mbajtur të fshehura dhe se zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Christy Feig deklaroi se organizata e tyre po tenton të hyjë në kontakt me zyrtarët e Mosulit, qyteti që është nën kontrollin e ISIS për të ofruar ndihmën e nevojshme. Mosul është nën kontroll të ISIS që nga vera e 2014, dhe se në këtë qytet janë vrarë edhe dhjetëra mjekë, për shkak se nuk u janë bindur urdhrave të terroristëve. Bëhet e ditur se virusi ebola është shpërndarë nga luftëtarë afrikanë, që janë përkrahës të tyre.
l.v
Add new comment