Legjenda e U2, Bono, var kitarën në gozhdë. Pas aksidentit nuk mund të luajë më

Këngëtari i njohur, solisti i grupit irlandez U2 ka publikuar në faqen e internetit të grupit se javët e fundit i ka kaluar duke menduar për atë që i ka ndodhur. Me shaka ai thotë: “Banda më tha se civilizimi perëndimor nuk varet nga fakti nëse unë bëj muzikë apo jo me gjashtë telat e mi. Por do të më mungojë shumë. Kam pasur kohë të shkruaj tekstet për këngët e mia të reja. Por edhe për të parë së brendshmi dhe të bëj një bilanc të vitit që shkoi”. Si në karrierën e tij dhe në atë të U2, viti 2014 mund të mos jetë vetëm viti i daljes në treg të diskut të ri në bashkëpunim me Apple. Por në vitin e aksidentit, siç shkruan këngëtari, “me çdo mundësi nuk ka më gjasa të luaj në kitarë”. Ajo që mund të quhej një incident banal me biçikletë u shndërrua në një rast shumë serioz dhe shqetësues. Vetëm disa ditë më parë, lajmi mori dhenë pas incidentit që Bono kish pësuar ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë në Central Park, në Nju Jork. Të dielën e kaluar, këngëtari u përpoq t’i shmangej një shkëmbimi me një tjetër çiklist, por pa sukses. Dhe në fund mbeti i përfshirë në atë që mjekët e quajtën “ndikim i lartë i energjisë”. Lideri i bandës irlandeze është transportuar menjëherë në spitalin “Presbyterian” në Nju Jork ku iu nënshtruar disa ekzaminimeve të rastit, nga ku u operua me urgjencë. Bono qëndroi në kirurgji për pesë orë me mjekët, të cilëve iu desh t’i mjekonin një frakturë në fytyrë, që kishte pasur ndikim në orbitën e syrit, tre fraktura të ndryshme në shpatullën e majtë dhe thyerje më të rënda në trup.
l.v
http://www.repubblica.it/spettacoli/musica/2015/01/02/news/u2_bono_chitarra-104168622/?ref=HRESS-1
Add new comment