"Dita e falenderimeve” e kryeministrit: “Opozitën për denoncimet. Ilir Metën për ndihmën për kthimin e Shqipërisë së ligjit. Gazetarët, “edhe ata që nuk më shohin dot me sy””

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 08:46

Kryeministri i vendit ka dalë sot në konferencën e fundit për shtyp, për vitin 2014, në të cilën ka bërë një vlerësim të punës së qeverisë. Edi Rama ka renditur arritjet; luftën kundër drogës, statusin, reformat, energjinë etj..Meritojnë vëmendje dy momente: vlerësimi për aleatët dhe vlerësimi për opozitën. Për këtë të fundit Kryeministri falënderoi përveç se kritikoi. “Doja që opozita të ishte në listë e para për falënderimet. Jo se nuk na ka ndihmuar, na ka ndihmuar me çoroditjen e saj. Opozita nuk po arrin të pranojë dot humbjen e merituar të pushtetit. Faleminderit sinqerisht që ka denoncuar disa raste që kanë qenë në kundërshtim të ligjit dhe që janë marrë masa të menjëhershme. Ne mirëpresim çdo denoncim që ndihmon për pastrimin e administratës shtetërore”, tha Rama që nuk ka zënë në gojë çështjen e denoncimeve të opozitës edhe për deputetë të ndryshëm. Për aleatët kryeministri tha: “Falënderoj Ilir Metën që më ndihmoi pa kursyer dhe pa asnjë kusht për të kthyer Shqipërinë e ligjit. Dhe ndihma vazhdon. E falënderoj dhe për bashkëpunimin Qeveri-Kuvend”. Dhe në fund një mesazh edhe për median, ose (disa)gazetarë: “Falënderoj median, gazetarët, se dhe kush nuk më sheh dot me sy më bën më mirë. Iu kërkoj ndjesë se jam një ngarkesë për ju. E di që shumë kush është mërzitur me daljet e mia në media, por nuk do të rri shumë gjatë në këtë detyrë”.
http://www.ata.gov.al/rama-objektiv-realizimi-i-reformave-te...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.