Shtypi italian mbi vizitën e Renzit dhe 'Il Giornale' që kritikon klimën shend e verë mes dy kryeministrave

Në shtypin italian është nënvizuar vizita në Tiranë e kryeministrit Matteo Renzi si një gjest domethënës që fqinji ynë i përtejAdriatikut bën në mbyllje të semestrit të vet në krye të presidencës së BE-së. "Ballkani është zemra e Europës; Italia është sponsori kryesor i Shqipërisë", këto ishin mesazhet që i kishin bërë përshtypje Alessandra Arachi-t, që ish dërguar në Tiranë prej së përditshmes së njohur 'Il Corriere della Sera'. Kjo gazetare kish veçuar dhe ngjashmëritë mes dy kryeministrave: kanë qenë kryebashkiakë, janë bërë kryeministra, dhe janë të dhënë pas batutave ironike, shakave e pas selfie-ve. "Sikur të mos kish ndodhur tragjedia me tragetin 'Norman Atlantic', konferenca për shtypin do të ish një 'ping-pong batutash, ledhash mirësjelljeje dhe një konfirmim i aleancës mes të dyve", ia bën ajo.
"I dhashë dum punës që ta mbyllja në Tiranë semestrin tonë europian, pasi këtu është një copë e vërtetë e Europës së ardhshme", citohej Renzi në të përditshmen progresiste 'La Repubblica'. Ndërsa në 'La Stampa' nxirrej në pah një mesazh tjetër i kryeministrit italian në Tiranë: "Shpresoj që Europa e nesërme të jetë një shtëpi e shpresës dhe i ëndërrave, e jo një botë shtrëngimesh, detyrimesh, e burokracie". Dhe tok me të, reporterit të kësaj gazete i kish mbetur në mendje pyetja e një kolegu të tij nga Tirana: "Pse vallë ju të dy, Rama e Renzi, kryeministra të majtë, bëni reforma të djathta"? Që të dy thanë se "kjo nuk është e vërtetë".
Gazeta konservatore 'Il Giornale' del nga kori, dhe kritikon klimën shend e verë mes të dyve: "Fytyrat e shtendosura, të relaksuara e të qeshura të të dy kryeministrave janë në kontrast me humorin e keq të vendeve që janë duke qarë viktimat e tragetit 'Norman Atlantic'". Dhe kanë saktësuar se "kjo mendjelehtësi e shkujdesje (leggerezza, në versionin italisht) ka shkaktuar polemika të ashpra në Itali".
Që të gjitha gazetat nuk kanë harruar të komentojnë video-selfi-n e Ramës e të theksojnë garancitë që ky i fundit u dha sipërmarrësve italianë: "Hajdeni dhe investoni në Shqipëri, pasi së pari taksat nuk janë më të larta se 15%, dhe së dyti, në ndryshim nga në Itali, nuk ka sindikata që ta bëjnë jetë të vështirë". Kjo puna e sindikatave nuk mund t'i linte indiferentë gazetarët italianë, të cilëve u duhet shpesh të raportojnë mbi beteja e manifestime të sindikatave të tyre kundër qeverive të Romës.
Re.Pu.
Comments
Nuk e mora vesh une, apo si e

Nuk e mora vesh une, apo si e pati ky, Shkopi i Billardos,

kur tha se ne Shqiperi nuk ka Sindikata bezdisese per Investoret?

E tha duke pasur parasysh "delet" shqiptare,

apo meqe zgjodhi te behej kryeminister prej nje Partie te Majte?

Vetem Palaçot dhe Arlequinet nuk mbesin dot ne historine e shtetareve.

Ishte batute o shkop.

Ishte batute o shkop.

Pikerisht, o Tr...up! Ky

Pikerisht, o Tr...up!

Ky kryemister kerkon te qeveris me batuta qe ti i deshiron, ta ka enda apo si?

Nese do ishte batute, do duhej shtuar dicka tjeter, e kunderta ne kuptim, me ate qe u percolle.

Ai Tjetri keshtu bente: edhe shaka bente Ai, dhe ju u digjte, me te drejte, se karrikja nuk te jep te drejte

te fyesh tjetrin, as Erionet, as Ballat, as babane e Tahirit, sic e bente ai i gjati tjeter.

Nuk duhet lejuar askush te tallet me koncepte thelbesore te demokracise: kete thashe une.

Por ti mbase je rob roberish dhe keshtu ke per ta mbyllur.

Nga "batuta" dhe "gallata" te tilla si e gjoja shtetareve te Tiranes, e pesojne te gjithe...ndaj mos i dil ne

krahe per keto gjera. Kur perpiqet bej shtet, po, atehere le ta perkrahim, me cdo cmim.

Por jo kur thone: Shteti Jam Une!

Batutat o i pelqen o si

Batutat o i pelqen o si peleqen o shkop! Nuk ka gje ketu per te komentuar,nuk i dal ne krah per selfiet e batutat ato ti kam lene si problem madhor ty,por ama i dal ne krah per fillimin e negociatave per pensionet qe do i perfitojne 400 mije shqiptare ne Itali.Gezuar robo dhe merre me shtruar,frustrimi nuk te ben mire.

Nese kjo puna e sindikatave

Nese kjo puna e sindikatave eshte e vertete (qe ka mundesi) ky eshte nje budallallek i pafalshem i kryeministrit tone. Ne nje sstem demokratik sindikatat kane rolin e tyre te mirenjohur balancues. Nje shtet qe este hostil ndaj sindikatave eshte hostil ndaj demokracise. Eshte njelloj sikur Kina te nxiste investitoret e huaj duke u thene "hajdeni ne Kine se ketu nuk kemi as shtyp te lire tju kritikoje e as standarte mjedisi tju pengojne fitimet". Aq me teper eshte gafe e nje kryeministri qe vet-deklarohet i majte! Ndersa zakonisht me te drejte kujtojme diletantizmin provincial (dhe shpesh shume te lig!) te ish-Kryeministrit tone, nuk mund te kalojme pa u vene re diletantizmin gjuhe pa-dogane te kryeministrit te sotem. Keto budalleqe jane skandaloze dhe nuk premtojne ndonje te mire ne te ardhmen as per vendin e as per qytetaret e Shqiperie.

Add new comment