Masakër me 9 të vrarë në Kanada, mes viktimave edhe 2 fëmijë

9 persona, mes të cilëve edhe 2 fëmijë janë gjetur të masakruar në qytetin Edmonton të Kanadasë.
Policia beson se individi që ka kryer këtë krim me motive të forta të dhunës në familje, është njëri prej viktimave. Në këtë krim është përdorur një pistoletë e vjedhur e kalibrit 9 milimetra. Viktimat janë gjetur në 3 vende të ndryshme në Edmonton, qytet që ndodhet në provincën perëndimore të Albertës. Sipas policisë, dinamika e ngjarjes është zhvilluar për disa orë prej pasdites vonë të së martës me orën lokale deri në mesnatë. Kjo konsiderohet si ngjarja më e rëndë e dhunës në familje që prej 1956.
l.m
Add new comment