Etiopia-Serbisë: Duam 100 milionë USD që të mos njohim Kosovën. Jo tamam kështu, por ky është thelbi

Ndodh edhe kështu: Etiopia, aleati i Serbisë që nga koha e Jugosllavisë së Titos dhe aleancës së vendeve të paangazhuara, kërcënon mikun e vjetër se do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Beogradi insiston që ky shtet t’i kthejë borxhin prej 100 milionë dollarësh. Edhe pse me këtë shtet Serbia ka marrëdhënie të mira, dy çështje të pazgjidhura mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Adis Abebës për Kosovën, thote gazeta serbe Novosti. Së pari, Etiopia i ka një borxh të vjetër për armë ish – Jugosllavisë, trashëgimtare e të cilës është Serbia. Së dyti, është çështja e pazgjidhur e statusit të ndërtesës në të cilën është e vendosur ambasada e Serbisë në Adis Abebë, të cilën perandori Haile Selasie ia kishte falur Josip Broz Titos: Edhe kjo çështje kushtëzohet me (mos) njohjen e Kosovës.
Zyrtarë etiopianë tashmë i kanë dërguar sinjale kreut shtetëror serb që këto probleme të zgjidhen – që diplomatët serbë të largohen nga ambasada dhe që Beogradi ta shlyejë borxhin – të gjitha këto me këmbim të përkrahjes së Etiopisë ndaj Serbisë për Kosovën. Etiopia është selia e Unionit afrikan me 54 shtete nga të cilat 22 e kanë njohur Kosovën. Novosti shfaq frikën se ndryshimi i qëndrimit të Etiopisë për Kosovën mund të kishte efekt domino në njohjet e reja.
a.k
Add new comment