Shpejtësia 160 km/h, mungesa e kushteve teknike në nënkalim dhe alkooli i shoferes, shkaktaret e tragjedisë në familjen Peka

Alkool i tepërt, mbi 160 km/h dhe parregullsi nga ana e firmës ndërtuese të rrugës, ishin kombinimi vrastar që shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm në kryeqytet, në zonën e unazës së re pranë Komunës së Parisit ku humbi jetën djali 11 vjeçar i ish zv.Ministrit të brendshëm Avenir Peka. Nisur nga rezultati i hetimeve paraprake policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesen e mjetit e cila ka rezultuar me 0.8 % alkool mbi normën e lejuar si dhe ka nisur procedimin penal ndaj firmës e cila po ndërton nën kalimin. A1 Report, nga burimet pranë grupit hetimor ka mësuar se firma Triss Shpk dhe Fusha Shpk nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në rrugë në vendosjen e tabelave plotësuese sinjalizuese si dhe ndriçimin në aksin ku po kryhen punime.
nga ana tjetër, drejtuesja e mjetit Mercedez Benz që goditi nga pas mjetin Chrysler në të cilën udhëtonte familja Peka ka qenë me një shpejtësi prej 160 km në orë, 100 km mbi normën e lejuar në atë zonë çka ka bërë që në momentin e frenimit mjeti të humb kontrollin.
a.k
Add new comment