BBC do të xhirojë “Lufta dhe Paqja” në Moskë. Daily Telegraph: Shenjë e re për zbutjen e tensioneve me Londrën

Marrëdhëniet diplomatike me Rusinë nuk mund të jenë shumë të ngrohta tani, por për BBC “zbutja” e tensioneve mes Londrës dhe Moskës kalon edhe më shumë nga kultura. Pas kredisë historike të një mermeri nga Partenoni nga ana e Muzeut Britanik “Ermitage” të Shën Petërsburgut, BBC ka marrë dritën e gjelbër për të xhiruar në Rusi dramën e saj të re mbi “Lufta dhe Paqja”. Kryevepra letrare e Leon Tolstoit do të ringjallet në gjashtë episode që të zgjasin secila nga një orë dhe do të transmetohet për britanikët. Producentët dhe kasta filmike kanë njoftuar se do të xhirohet një përshtatje e “Lufta dhe Paqja”. Xhirimet do të fillojnë në janar të vitit 2015 në Rusi, Lituani dhe Letoni, pavarësisht kritikave të kohëve të fundit të Rusisë nga ana e qeverive perëndimore britanike dhe të tjera. Letërsia klasike e shkrimtarit rus Leon Tolstoi do të interpretohet nga aktorët Paul Dano si Pierre Bezukhov, Downton Abbey Lily James si Natasha Rostova dhe aktori James Norton si Princi Andrei Bolkonsky. Yjet e tjerë do të përfshijnë Stephen Rea si Princi Vassily Kuragin, Ade Edmondson në rolin e Kontit Rostov dhe Greta Scacchi si kontesha Rostov.
l.v
Add new comment