Tërmeti 4.7 ballë Rihter, ndihet në bregdetin shqiptar por edhe në Ulqin. Nuk ka dëme apo viktima

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 15:29

Edhe pse nuk janë vërejtur dëme deri tani,  është ndjerë gjithandej. Një tërmet që ka pasur epiqendër detin Adriatik, ka dridhur fort para pak orësh Ulqinin dhe Shqipërinë. Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është ndier në disa qytete si Vlora, Durrësi, Kruja, Lezha, Shkodra, Puka dhe Laçi. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar në Shqipëri.

Tërmeti është ndier edhe në bregun malazez.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.