Aksidentohet familja e ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka. Humb jetën djali 11- vjeçar, Rubin Peka

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 16:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Kopshtit Botanik. Një automjet tip “Chrysler” ku udhëtonin familjarë të ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, është goditur nga pas nga një automjet tip “Benz” me targa angleze. Siç raportohet nga përplasja ka gjetur vdekjen Rubin Peka, 11 vjeç, djali i A. Pekës dhe janë plagosur bashkëshortja Enkelejda Peka dhe fëmija tjetër I. Peka. Nga raportime të ndryshme të gazetarëve që kanë qenë në terren, njoftohet se automjeti që është bërë shkak i përplasjes drejtohej nga një femër e moshës 26 vjeçe në gjendje të dehur.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.