Bilanci i fundit”, 10 pasagjerë të tragetit kanë humbur jetën, 41 të tjerë të humbur. Kapiteni braktis i fundit anijen

Në bordin e tragetit që dha alarmin SOS rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, i vetmi që u largua i fundit, ishin kapiteni Argilio Xhakomaci, 62 vjeç, dhe 4 zyrtarë të Marinës Ushtarake, të cilët nuk braktisën bordin pa dhënë “verdiktin” final se çdo të bëhej me tragetin.
Pas rreth 36 orësh kalvari vuajtjesh dhe ankthi në det të hapur e temperatura të ulëta, ka marrë fund tragjedia për 427 persona në tragetin “Norman Atlantic” që u përfshi nga flakët të dielën pranë Korfuzit, të cilët rrëfyen tmerrin që përjetuan ndërsa prisnin të shpëtoheshin. Pavarësisht angazhimit të autoriteteve të tre shteteve, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, fatkeqësisht 10 pasagjerë të këtij trageti humbën jetën, ndërsa në bordin e tragetit italian ndodheshin edhe disa shqiptarë të cilët arritën të shpëtohen nga forcat e evakuimit. Rreth orës 17:30 autoritetet italiane bënë të ditur se zyrtarisht janë 427 persona, mes të cilëve 56 anëtarë të bordit të tragetit “Norman Atlantic”, të cilët janë shpëtuar nga ana grupet e shpëtimit që kanë marrë pjesë në operacion. Në listën e personave që gjendeshin në traget figurojnë 478 persona. Duke bërë një llogari të thjeshtë sipas shifrave zyrtare rezultojnë se deri në këto momente rezultojnë 41 persona të zhdukur, fati i të cilëve ende nuk dihet.
a.k
Add new comment