Bilanci i tragetit “Norman-Atlantic”: 8 të vdekur dhe 38 të zhdukur

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 11:05

Drama e tragetit “Norman-Atlantic” që mori flakë pranë Korfuzit dhe lundroi duke u djegur për dy ditë, mund të rezultojë një tragjedi e vërtetë njerëzore. Kjo pasi shifra e 5 të vdekurve që u dha sot në mëngjes, ka shkuar në 8 sipas njoftimeve zyrtare, pasi evakuuimi i pasagjerëve ka përfunduar. Më tej akoma, mediat greke raportojnë se mendohet se ka edhe të zhdukur dhe numri i tyre besohet të jetë 38, çka përbën një humbje të madhe. Kërkimet vazhdojnë ende, krahas hetimeve që pala italiane ka hapur me akuzën e mbytjes së qëllimshme. Në traget, që ishte nisur nga Igumenica drejt Ankonës, udhëtonin 478 pasagjerë, mes të cilëve edhe 22 shqiptarë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.