Mashtrimi me certifikatat e origjinës, Rusia përgatitet t'i heqë embargon Shqipërisë

“Top Channel” thotë se Rusia mund të heqë embargon tregtare ndaj Shqipërisë dhe të rihapë tregjet e saj për eksportet e kompanive shqiptare. Lajmi bëhet nga Autoriteti Fitosanitar i Rusisë dhe konfirmohet edhe nga Ministria Shqiptare e Bujqësisë. Sipas “Top Channel” vendimi vjen pas, një sërë takimesh të nivelit të lartë që janë zhvilluar mes zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Rus. Qeveria ruse i bllokoi eksportet nga Shqipëria rreth 3 javë më parë pas, zbulimit të disa rasteve mashtrimi me certifikatat e origjinës, kur produkte nga vende të tjera eksportoheshin si shqiptare. Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se qeveria ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar më falsifikimin e certifikatave të origjinës dhe duket se kjo ka bindur edhe palën ruse. Madje nga 1 janari, Shqipëria do të përdor një model të ri certifikatave të origjinës me më shumë elementë sigurie, ndërkohë që paralelisht autoritetet shqiptare kanë dërguar në rusi informacion të plotë mbi kapacitetin prodhues të fermave shqiptare. Sipas njoftimit, Shqipëria synon që pas heqjes së bllokadës tregtare të eksportojë veç fruta perimeve edhe produktet e mishit drejt tregjeve ruse.
l.v
Add new comment