Protesta e radhës e opozitës do të jetë në shkurt, ose në mars

Opozita do t’i rikthehet protestës, duke mbajtur si kartë kryesore ekonominë dhe problemet sociale që ajo prodhon. Genc Pollo, deputet i Partisë Demokratike, deklaruar në emisionin “Opinion” në “News24” se protesta e radhës do të jetë në muajin shkurt, ose mars. “Kauza për protestë kjo qeveri prodhon në mënyrë masive. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, me 25% është një arsye më shumë për të protestuar. Është domethënës fakti që u kthyem në parlament, por kjo nuk do të thotë se kemi rënë dakord me mënyrën e qeverisjes. Protesta është mënyra më e duhur. Data mund të jetë shkurti ose marsi, por konkretisht do ta marrim vesh më vonë”, tha ai.
s.z
Add new comment