Deputeti socialist Alfred Peza shkruan(me tekst të pacituar, përgatitur nga ResPublica) se jemi 16 milionë shqiptarë

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 16:46

Alfred Peza shkruan në revistën “Java”, në rubrikën “Ditari i Antipolitikës” (me aq sa dimë rubrika në fjalë nuk ka natyrë humoristike)për numrin e shqiptarëve. “Jemi 16 milionë shqiptarë”, titullohet DITARI që natyrisht tërheq vëmendjen. Rubrika ndërtohet mbi konceptin e shënimeve të përditshme, përshtypje të deputetit në fjalë, që presupozohet se i shkruan përditë për t’i ekspozuar në revistë mandej të organizuara. Teksti që flet për këtë pjesë gjendet këtu: http://www.revistajava.al/ditari-i-antipolitikes/20141223/je...
Është fatlume për Shqipërinë që ka deputetë që lexojnë dhe madje, mbajnë Ditar për çështje të gjuhës shqipe apo për numrin e shqiptarëve në botë. Paralajmëron një rilindje të seriozitetit ndaj temave kaq të ndjeshme. Aq më tepër që sot kemi të gjithë komoditetin për të aksesuar internetin dhe mundësitë e pafundme të tij për të na mësuar për veten më shumë sesa mund të mësojmë këtu në Shqipëri. Por Peza nuk thotë në fakt se nga e ka marrë këtë informacion, që është i rëndësishëm edhe sipas tij vetë, përderisa e quan Census. Për të ndihmuar këdo që është i interesuar po japim një mundësi që të konsultohet lirisht me materialin në origjinal: http://respublica.al/artikuj/2014/12/18/rrjeti-global-i-gjuh...
e ku janë poshtëshënuar adresat prej nga ku është marrë informacioni.
Dhe nuk do shumë vëmendje të kuptohet se teksti është identik.
s.z

Comments

Submitted by Ptolemeu (not verified) on

<p>Ky deputeti Peza duhet te fshihet ose te ike nga Shqiperia. Jo vetem qe eshte qesharak, po nuk ka gje me te turpshme sesa te vjedhesh punen e tjetrit dhe aq me teper artikuj.. Ky ka qene dhe gazetar e drejtor ne media, cfare do na degjojne veshet me ne kete vend. Dhe ky do rilindi Shqiperine. Turp</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.