Arvizu takim publik me Olta Gixharin te “Zonë e lirë”. Ambasadori jep përshtypjet e fundit për politikanët. Rama udhëheqës shumë i mirë, Basha yll që pulson

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 01:07

Pak ditë pas deklaratës së ambasadorit Aleksander Arvizu në emisionin “Top Story” se ndjente keqardhje që nuk kishte takuar aktoren Olta Gixhari, këtë dëshirë të tij i’a ka mundësuar Arjan Çani. Në emisionin e sotëm “Zonë e Lirë” Çani kishte të ftuar në fillim Gixharin e cila u pasua nga ambasadori Arvizu. E pyetur se cila do të ishte fjala e fundit që do ti thoshte ambasadorit, Gixhari u përgjigj: “Kthehu”. Çani i dha mundësinë asaj që të takohej me diplomatin amerikan në Tiranë, përpara se ai të përfundojë mandatin dhe të largohet nga Shqipëria. Në intervistën e tij të dhënë për emisioin “Zonë e Lirë” Arvizu foli edhe për përshtypjet e tij për disa nga politikanët shqiptar. Pyetjes se çfarë mendon për Kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Arvizu tha se Rama është një politikan shumë i mirë, ndërsa Basha një “yll që pulson”.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.