Qeveria nis përgatitjen e listave për zgjedhjet lokale të 2015. Në 14 janar do të printohen listat e para të votuesve

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 03:15

Qeveria ka nisur procesin e përgatitjes së listës së votuesve për  zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Në datën 14 janar do të printohen listat e para të votuesve, për të kaluar më pas në formatin online të Ministrisë së Brendshme. “Panorama” shkruan se sipas udhëzimit të ministrisë së Brendshme, “kufijtë e zonave të qendrave të votimit janë ato të zgjedhjeve të fundit”,që u përkasin votimeve të 23 qershorit 2013. Pavarësisht se në ndarjen e re administrative do të votohet për 61 bashki, administrimi i zonave zgjedhore do të realizohet nga kryetarët e bashkive dhe komunave, sipas ndarjes aktuale. Një procedurë e posaçme do të ndiqet për votuesit, të cilët sipas regjistrit të Gjendjes Civile janë mbi 100 vjeç. Emrat e tyre nuk do të jenë në listën e zgjedhësve, por do të jenë në një regjistër të posaçëm që do t’u dërgohet kryetarëve të bashkive dhe të komunave. Këta shtetas duhet të plotësojnë një formular, ku kërkojnë të regjistrohen si votues në qendrën ku janë familjarët e tyre. Të dhënat për listën e votuesve do të gjenerohen automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.