Aktori Petroviç: “Duhet të kuptojmë se Jugosllavia nuk kthehet më. Dikur Serbia nuk ishte kaq e keqe sa është sot”

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 12:28

Aktori dhe regjisori serb, Çedomir Petroviç, boton një opinion të cilin e titullon: “Falemnderit Kosovë”. Petroviç është ndër ata serbë që kanë bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe në këtë opinion të vetin, që botohet nga “Telegrafi”, i referohet atyre që mund të quhen kujtime të mira të ish-Jugosllavisë; sportit sidomos, ku siç thotë ai, Kosova ka nxjerrë shumë mjeshtra. “Dikur, Serbia nuk ishte kaq e keqe sa është sot. Ajo ka qenë shumë më e mirë. Ne serbët i dashuronim sportet kur ishim në vegjël dhe të rinj. I dashuronim edhe sportistët nga e gjithë bota…Kanë qenë vite kur ne e adhuronim sportin dhe idhujt tanë ishin, sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, maqedonas, kosovarë, vojvodinas dhe serbë. Ato ishin kohët e dashurisë dhe sportit për serbët. Më pas erdhën ata që kishin lindur për të vrarë, përçarë, gjakosur dhe syrgjynosur. Këta sollën me vete një urrejtje që ne nuk e kishim njohur më parë”, shkruan Petroviç. Ai shton se në kujtesëm e brezit të tij qëndron një lidhje kujtimeah pozitive, me ç’rast i lejon atij që të urojë Kosovën për anëtarësimin në Komitetin Olimpik. “Sot, serbët duhet të kuptojnë se e shkuara nuk mund të kthehet më pas. Ajo që na përfaqëson neve sot, është ajo çka jemi. Dhe duke u përpjekur të kthejmë të shkuarën pas, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse tregohemi të vegjël. Jugosllavia nuk kthehet më! Tani, e ardhmja jonë e përbashkët dhe ajo dashuri që kemi përjetuar në kohën e saj mund ta risjellim në jetë vetëm përmes pajtimit dhe integrimit të përbashkët në BE”, shkruan aktori serb.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.