Rinis procedimi penal ndaj ish-shefit të Antidrogës në Fier. Akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:41

Prokuroria ka rinisur procedimin penal ndaj ish-shefit të antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Sipas prokurorisë, gjatë operacionit për arrestimin e të pandehurve Gani Shahaj e Ermal Daja më datë 13.01.2014 në aksin rrugor Vlorë-Fier në fshatin Levan, ku ju sekuestrua një sasi prej afro 109 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sattiva“, Zagani duke shpërdoruar detyrën e tij nuk ka orientuar hetimet e kësaj çështje në mënyrë proaktive si dhe nuk ka zbatuar siç duhet rregullat proçeduriale penale.

Po ashtu, gjatë muajve janar-mars 2014, ky Dritan Zagani  ka kryer veprime të cilat janë jashtë kompetencës së tij lëndore dhe territoriale që kanë të bëjnë me vëzhgimet e lëvizjes së personave, vendeve e sendeve pa pasur më parë një hetim të filluar për këta shtetas.

Ai mësohet se ka mbajtur kontakte dhe ka shkëmbyer informacione të natyrës sekrete hetimore me shtetas të huaj të pautorizuar për këtë lloj bashkëpunimi si dhe pa pëlqimin paraprak të eprorëve të tij.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ky i pandehur më datë 01.03.2014 ka qenë në dijeni të një krimi të ndodhur në qytetin e Vlorës të kryer nga shtetasit Inajete Duka e Klodjan Duka dhe nuk ka reaguar me njoftim, kallzim apo me deklarime para autoriteteve kompetente.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.