Prishtinë/ Ndalohet një automjet që dyshohet se transpotronte eksploziv, arrestohet shoferi serb

Një veturë me targa të Serbisë, është ndaluar natën vonë në lagjen Arbëria (Ish – Dragodan) nën dyshimin se në të gjendej një mjet eksploziv. Gazeta “Zëri” por dhe “Exsspres” , e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, i cili tha se tashmë kanë arrestuar një qytetar shtetas të Serbisë. “Policia ka pasur informacione paraprake të inteligjencës, kështu që ia ka dalë ta ndalojë veturën dhe ta arrestoj shoferin e saj . Substanca që dyshohet se është materie eksplozivi është dërguar për ekzaminim kurse i arrestuari është dërguar në bazë dhe po intervistohet”, mësohet të ketë thënë Kelani. Automjeti i tipit Reno Clio, me targa të Beogradit, është ndaluar rreth orës 21:00, të së enjtes ndërsa policia rrethoi vendin e ngjarjes. Njësitë speciale të Policës së Kosovës, bllokuan rrugën kryesore që çon në Arbëri, pasi një patrullë e policës, ka ndaluar një veturë me targa të Beogradit, në të cilën është gjetur një mjet shpërthyes. Burime të Indeksonline bënë të ditur se vetura ishte në lëvizje, derisa është ndaluar nga një patrullë e rregullt e Policisë së Kosovës. “Pas kontrollit të bërë është dyshuar për mjet shpërthyer, ku më pas është konstatuar dyshimi ynë”, kanë thënë këto burime për Indeksonline.
l.v
Add new comment