Projektligji i ri me 36 nene/ Ministri i Mbrojtjes do të japë 5 lloje medaljesh, Shefi i Shtabit dhe komandantët e forcave nga 4 lloje

Një projektligj i ri për medaljet në Forcat e Armatosura, i përcjellë për shqyrtim në parlament, synon njohjen e kontributit dhe përkushtimit të personelit ushtarak dhe civil, që shërben në ushtrinë shqiptare. Duke iu referuar “Balkanweb” mësohet se projektligji, i organizuar në 36 nene, ka objekt përcaktimin e medaljeve, kritereve të dhënies, autoriteteve që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak e civil që shërben në ushtri, si dhe për ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta. Në kapitullin e dytë të draftit renditen autoritetet përgjegjëse për dhënien e medaljeve, llojet e tyre dhe motivacioni përkatës.
Ministri i Mbrojtjes do të japë: “Medalja e nderit”; “Medalja e mirënjohjes”; medalja “Në shërbim të Atdheut”; medalja “Për shërbime të shquara”; medalja “Për shërbime të larta”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura do të japë: medalja “Shpëtimtari”; “Medalja e trimërisë “; “Medalja e sakrificës”; “Medalja e karrierës”; etj.
Komandantët e forcave dhe strukturave mbështetëse do të kenë autoritetin e dhënies së “Medaljes së ushtarit”; “Medalja e pilotit”; “Medalja e marinarit”, etj.
l.v
http://www.balkanweb.com/site/ligj-i-ri-per-medaljet-ne-ushtri/
Add new comment