Arkivat britanikë publikojnë 41 milionë testamente përfshirë të Dickensit dhe Keynesit

Qeveria britanike ka publikuar në internet arkivat e testamenteve të Anglisë dhe Uellsit, të cilat arrijnë deri në vitin 1858 dhe përmbajnë 41 milionë testamente, përfshirë edhe atë të Charles Dickens, John Keynes apo Alan Turing. “Është një burim fantastik jo vetëm për studiuesit e gjenealogjisë, por edhe për të gjithë personat që kanë një interes për historinë sociale apo personazhet e famshme”, deklaroi në një komunikatë për shtyp sekretarja e shtetit për Drejtësinë e ngarkuar me mbikëqyrjen e gjykatave, Shailesh Varam. Një server i lidhur në internet i mundëson të interesuarve të kryejnë një kërkim thjesht duke shtypur një mbiemër dhe një vit vdekjeje. Një kopje elektronike e testamentit të kërkuar mund të merret brenda 10 ditësh për rreth 10 sterlina (12,75 euro). Kuriozët mundet gjithashtu të lexojnë se shkrimtari Charles Dickens kërkoi të varrosej pa madhështi dhe privatisht, se ekonomisti John Keynes dëshironte që shumica e shënimeve dhe dorëshkrimeve të tij të papublikuara të shkatërroheshin apo mund të lexojnë gjithashtu se matematicieni Alan Turing e ndau pasurinë e tij në dy pjesë të barabarta mes një grupi kolegësh dhe nënës së tij.
l.v
Add new comment