Rama: Hapja e dosjeve, të gjithë meritojnë të dinë plotësisht se ç'ka ndodhur në të shkuarën

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 12:00

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot përpara ish-të përndjekurve dhe veteranëve të luftës duke iu premtuar atyre edhe hapjen e dosjeve të sigurimit të ish-regjimit komunist. Kjo tha ai bëhet me qëllim që të vendoset një raport i drejtë me historinë. “Jeni të gjithë dëshmitarë që sot natyrshëm të gjithë meritojnë të dinë plotësisht se çka ndodhur në të shkuarën, jo për revansh e hakmarrje, as për të kalëruar mbi të shkuarën, po për të vendosur një raport të ndershëm me historinë. Pa këtë çdo komb e ka të vështirë të ndërtojë të ardhmen e vetë, të shkëputur nga tentakulat e monstrës së të shkuarës, nëse e ka prodhuar ajo ka qenë mostra e hijes së frikës të lartësuar me bashkëpunimin me sigurimin e shtetit”, tha Rama. Kryeministri theksoi gjithashtu se në fund të mandatit të gjithë ish të përndjekurit do jenë dëmshpërblyer. Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj tha se javën e ardhshme do të nisë edhe dhënia e këstit të katërt për ish të përndjekurit.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.