30 ditë paraburgim për serbin që u kap në Prishtinë me 12 kg eksploziv. Slobodan Gavriç në Gjykatën Supreme: Eksplozivin do ta çoja në Shqipëri

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Supreme ndaj serbit, Slobodan Gavriç, i cili të enjten është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kishte në veturën e tij rreth dymbëdhjetë kilogram eksploziv. “Express” thotë se shtetasi serb Sllobodan Gavriq, i cili po akuzohet nga autoritetet kosovare për terrorizëm ka deklaruar se eksplozivët do ti dërgonte në Shqipëri. Gazeta “Express” shkruan gjithashtu se Gavriq ka deklaruar para Gjykatës se eksplozivët do t’i dërgonte tek disa njerëz që merren miniera. “Zëri” shkruan se Slobodan Gavriç gjatë seancës ka deklaruar se ekspozivin të cilin e kishte me vete kishte planifikuar ta dërgonte në Shqipëri për ta shitur. Gjithashtu sipas “Zërit” avokati i të dyshuarit, Muhamet Humolli ka deklaruar se klientit të tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.Sipas kreut të Gjykatës në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, shtetasi serb nuk e ka pranuar akuzën për akte terroriste, ndërsa ka pohuar se eksplozivin do ta shiste në Kosovë. Autoritetet thanë se 46-vjeçari ka bashkëpunuar gjatë hetimeve që vijojnë ende.
l.v
http://www.gazetaexpress.com/lajme/gavriq-para-gjykates-eksplozivet-po-i-coja-ne-shqiperi-69574/
http://www.zeri.info/aktuale/12969/serbi-ja-cfare-desha-te-beje-me-eksplozivin/
Add new comment