Shënim: Fajin s’e ka ndarja territoriale – e ka humbja elektorale e Berishës

Në deklaratën e bërë dje në një konferencë shtypi, Berisha tha se PD-ja nuk mund të futet në një palë zgjedhje që janë përcaktuar në tavolinë nga Koalicioni i PS-së. Sipas tij, ndarja e re territoriale i jep epërsi këtij koalicioni në 51 bashki, nga 61 gjithsej [pra, në rreth 84% të tyre].
Por Berisha harron se Koalicioni i Majtë e krijoi këtë epërsi pothuaj në të gjithë territorin e vendit, kur ai ishte kryeministër. Nga 89 ZAZ që ka vendi, Koalicioni i Majtë pati epërsi ndaj Koalicionit të Djathtë në 79 prej tyre -- pra, në 89% të të gjitha ZAZ-ve.
Sidoqë t’i kombinosh ZAZ-të, për të krijuar bashkitë e reja, ose edhe në qoftë se ruhet ndarja e vjetër, Koalicioni i Majtë, në bazë të votave të vjetshme, ka epërsi në mbi 80% të njësive.
Ndoshta Berisha, në vend që të merret me analizën e rezultateve të vjetshme, bën mirë t’ia lërë në dorë ekipt të ri të PD-së të marrë një rezultat më të mirë se mori ai vetë në qershor 2013…
E.Zaloshnja
Add new comment