Kolonel Dritan Demiraj: Lirimi im krejtësisht i padrejtë dhe i paprecedentë, por nuk dua të marrë ngjyra politike. Vendimmarrjen e Kodhelit e kam ankimuar

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 06:00

I liruar vetëm pak ditë më parë nga detyra, kolonel Dritan Demiraj i forcave komando, thotë se për të tejkaluar keqinformimet, keqinterpretimet, spekulimet dhe justifikimet, e ndiej si detyrim të bëj disa qartësime në lidhje me masën të cilën Ministria e Mbrojtjes ndërmori ndaj tij. Në një shkrim të gjatë botuar në gazetën “Panorama”  Demiraj thotë se në karrierën e tij 31­vjeçare, pjesë themelore e angazhimit ushtarak ka qenë rritja e nivelit të edukimit dhe profesionalizmit. Duke bërë një CV të jetës së tij profesionale koloneli i liruar tanimë nga detyra thotë: “Ju garantoj të gjithëve se unë, ashtu si gjithmonë, do vijoj të mbetem një ushtar i atdheut dhe profesionist shumë i përgjegjshëm i FA­së. Si i tillë, lutem në mirëkuptimin e gjithsecilit që është i interesuar se edhe pse është një vendim tërësisht i papërgjegjshëm dhe i kundërligjshëm – nuk dëshiroj të marrë ngjyra politike, pasi besoj fort në devizën perëndimore se FA­të – janë asete kombëtare, në dobi të sigurisë qytetare, shoqërisë dhe kombit. Bëj me dije se vendimmarrja e ministres Kodheli është ankimuar dhe kam besim të plotë se drejtësia do ta gjejë këtë vendimmarrje në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret, në kundërshtim të frikshëm me modelet perëndimore të trajtimit të ushtarakëve, krejtësisht të padrejtë dhe të paprecedentë”.

 

l.v

 

http://www.panorama.com.al/2014/12/27/jam-ushtar-i-atdheut/

Comments

Submitted by "Shqiponja 4" (not verified) on

<p>Per ty ne fakt duhet te ishte burgu jo lirimi nga detyra...Ushtria thjesht nuk ka dashur te poshteroje veten prandaj gjeti nje akuze banale por ligjore dhe te liroi,se akuza qe duhej te ishte per ty ishte ajo e rryshfetit,per ty dhe per disa te tjere,ushtaret qe kane sherbyer ne Irak e Afganistan e dine per cfare e kam fjalen,bashibozuk.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.