Debat në Arabinë Saudite për mbulimin e fytyrës së gruas. Ish-kreu i Policisë Fetare thotë se Niqab nuk është i detyrueshëm në Islam

Në Arabinë Saudite ka lindur një debat i madh që ka të bëjë me mbulimin e fytyrës së femrës si një detyrim që buron nga Islami. Në qendër të këtij debati është vënë Ahmad Aziz Al Ghamdi, i njohur si ultrakonservator, studiues dhe dikur drejtues i Komitetit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Mëkatit. Ai është pyetur nga një femër në “Twitter”, nëse e lejonge Islami që ajo të postonte një fotografi të fytyrës së saj në një rrjet social? Përgjigja e Al Ghamdit ka pështjelluar sauditët, pasi sipas tij, Nikqab, ose mbulesa e zezë që përdorin femrat saudite, nuk është e detyrueshme në Islam. Kundërpërgjigjet ishin nga më të shumtat, përfshirë kërcënimet me vdekje. Kur u pyet sesi do të vepronte me gruan e tij, Al Ghamdi çuditi edhe më shumë. Ai u paraqit me të shoqen në talk shoë më popullor të Arabisë Saudite, “Badria”, ku ajo u shfaq e zbuluar.
http://www.npr.org/blogs/parallels/2014/12/17/371397185/a-tw...
s.z
Add new comment