Knut Fleckenstein pas negociatave: Nuk jam i sigurt nëse rreziku ka kaluar, por jam i gëzuar që PD vendosi të rifutet në parlament

“Nuk jam i sigurt nëse rreziku ka kaluar, por së pari jam i gëzuar që Partia Demokratike ka vendosur të rifutet në parlament”. Kështu eshte shprehur eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein në intervistë ekskluzive në “Deutsche Welle”, mbi përvojën e ndërmjetësimit mes Partisë Demokratike dhe qeverisë në Tiranë, si edhe vështirësitë e politikës shqiptare për gjetjen e konsesusit. Gjatë intervistës për “Deutsche Welle”, eurodeputeti ka thënë se pika më e vështirë e negociatave ka qenë hartimi i rezolutës, ndërsa PD ka qenë më aktive për hartimin e saj. Eurodeputeti gjerman ka deklaruar se nuk është i sigurt në se “rreziku” ka kaluar pas arritjes së marrëveshjes, ndërsa bën thirrje që palët të punojnë në Parlament për zbatimin e rezolutës. Një nga pikat më të vështira për t’u realizuar sipas Fleckenstein është dekriminalizimi i Kuvendit. Për këtë ai shpreh edhe habi që nëse ka vërtetë deputetë të inkriminuar, atëherë pse nuk thuhen emrat apo pse nuk vepron prokuroria.
l.v
Add new comment