Studiuesit/ Bardhoshi debat me Dushin: Mos e ngatërro punën me projektin ‘Të jetuarit në Kufi’ e ndarje të ‘parcelës’ sipas parimit - ti nga Tirana merru me Shqipërinë, ti nga Prishtina, me Kosovën

Nebi Bardhoshi nga Instituti i Antropologjisë Kulturore, debaton me studiuesen e folklorit, Arbnora Dushi. Pak ditë më parë në gazetën “Shqip” u botua një shkrimi ku Arbnora Dushi nga Instituti i Albanologjisë së Prishtinës, ngriti shqetësimin se në Ditët e Albanologjisë që u zhvilluan në Tiranë gjatë promovimit të projektit kërkimor “Të jetuarit në Kufi” nuk përfshinë studiuesit nga Kosova. Nebi Bardhoshi shkruan se në vija të përgjithshme kritika ngrihet, duke e marrë si të mirëqenë faktin se projekti “Të jetuarit në Kufi’, paskësh pasur si objekt studimi vetëm anën e kufirit në pjesën e Shqipërisë. “Pra me nda ‘parcelën’, sipas parimit - ti që je nga Shqipëria merru me pjesën e Shqipërisë, ndërsa ti tjetri që je nga Kosova merru me Kosovën! Këtu puna ngatërrohet tejmase shumë. Harrohet se shumica e studiuesve mbi studimet mbi kufirin në Shqipëri e Kosovë, janë kryesisht të huaj për vendin që studiojnë, dhe ky fakt s’përbën asnjë problem e aq më pak një argument shkencor”, shkruan në reagimin e tij Prof. Asoc. Dr. Nebi Bardhoshi.
Një prej kritikave të ngritura në shkrimin në fjalë, është se në këtë studim do të duhej të ishin përfshirë të dy anët e kufirit. Për mendimin e Bardhoshit, studiuesja Dushi e ofron këtë aspekt si kriter teorik. “Kushdo që ka kuriozitet të dijë më shumë, mund të vërej se ka studime kulturore dhe antropologjike të vetëm njërës anë të kufirit. Askund e askush në teorinë e studimeve të kufirit nuk parashtrohet e nuk parashtron si kusht teorik të studiuarit e të dy anëve të kufirit. Prandaj, ftesa ime është për të mos luajtur me “common-sensin” e nëpërmjet tij për të kapitalizuar simpatinë e lexuesit, por për të vërejtur me kujdes kriteret teorike mbi të cilat ngrihet një temë e caktuar studimi. Shkurt dhe shqip, kritika duhej që në pikënisje të qëmtonte paraprakisht nëse projekti në fjalë ia kishte vënë barrë vetës apo jo, studimin e të dy anëve të kufirit, pse tek, qysh, etj?”, vijon më tej me argumentin e tij Nebi Bardhoshi.
l.v
http://www.mapo.al/2014/12/te-jetuarit-ne-kufi-antropologjia-kulturore-dhe-albanologjia/
Comments
Dushi ka të drejtë. Tërësia
<p>Dushi ka të drejtë. Tërësia nuk mund të studiohet vetëm nga njerëz të njërës anë. Plus Bardhoshi bie keq në kurthën e logjikës së tij përjashtuese sepse ai fton dhe ofron pjesëmarrje dhe të drejtë në pjesëmarrje për studiusit e huaj por nuk e "honeps" rëndësinë dhe të drejtën e Dushit të marrë pjesë si eksperte. Pse Bardhoshi apo një studiues i huaj qenkan më ekspretë se Dushi? Kjo mënyrë izolacioniste e shqiptarëve të Shqipërisë londineze dhe përjashtuese per ata nga Shqipëria e jashtme është e gabuar në aspektin e pranimit të mendimit të të gjithë ekspertëve, e gabuar në aspektin logjik, e gabuar në aspektin metodik/ statistik dhe e gabuar në aspektin-- i pëlqeu Bardhoshit apo jo-- patriotik. Bardhosh duhet të kerkoni falje që nuk keni përfshirë shqiptarët tjerë. Edhe ne jemi si ti shqiptarë dhe në fakt mund të jemi më të përgatitur se ti në aspektin profesional. Turp për ty!</p>
Te kem turp mos more! Pse
Te kem turp mos more! Pse faji im eshte qe gjithe komenti yt deshnon qarte qe smerr vesh nga debati ne fjale. Ose ne rastin me te mire si ke lexu shkrimet ne fjale. Kush mendon ti se i ha keto kurthet e tua duke thirrur patriotizmin ne mbrotje! Nje anonim? Po se ben dot dallimin ne mes parimit etik dhe atij teorik? Do isha i lumtur sikur te me thoje se ato sjane medoemos ne kunderthenie! E kupton dot cfare quhet objekt projekti?
E ku e nxora konkluzionin qe une mendokam qe ne Kosove sjane te afte teorikisht. Ti me te drejte pohon se ne Kosove ka studies fort te zot dhe dinjitoz. Se ka prej tyre qe kane gjithe admirimin tim. Biles, biles studenteve e miqve te mij ua perseris vazhdimisht se ne shume lemej te dijeve Prishtina ka me shume kontribute se ato ne Tirane. Pra dhe per kete ia keput ashtu sa ma marre simpatine e ndokujt ne kafen e mengjesit. Pse faji im eshte qe fantazmat e komplekseve te tua i mvesh ideve te mia. Apo prandaj zgjodhe te mos e besh publik identitetin tend personal e akademik! Per te tjera cfare te them more lum anonimi - lexo krejt cfare thuhet jo vetem hyrjet, lexo deri ne fund fjalite. Ti e di si te kam thene dhe here tjeter
Tung bashke!
Nebi Bardhoshi
Add new comment