Emërimet në Gjykatën e Lartë, Nishani letër 5 kryetarëve të grupeve parlamentare për bashkëpunim

Ndryshimet në ligjin organik për emërimet në Gjykatën e Lartë, miratuar seancën e parafundit parlamentare duket se nuk kanë zgjidhur asgjë në konfliktin mazhorancë – presidencë për këtë çështje. Në një kronikë televiziva përgatitur nga “Top Channel” thuhet se sdërsa pritej shprehja e kreut te shtetit përmes dekretit për këto ndryshime ligjore, ai bën hapin e kundërt. I është drejtuar kryetareve te 5 grupeve parlamentare për konsultime mbi kriteret për përzgjedhjen e dy anëtareve te rinj te gjykatës, duke bazuar kërkesën ne ligjin e vitit 2000. "Bazuar në listën e konkurrentëve, kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë”, thuhet në letër. “Top Channel” thotë se pavarësisht se presidenti flet për përcaktim kriteresh përmes konsultave te kryetareve te grupeve, ai e ka shoqëruar këtë kërkese me një liste emrash qe sipas tij plotësojnë kriteret ligjore. Presidenti iu le afat grupeve parlamentare për dhënie mendimi deri ne datën 5 janar.
l.v
Add new comment