ERE vendos çmimin e ri të energjisë. Bie fasha mbrojtëse. Për familjarët 9,5 lekë për kW, për furrat e bukës 7.1 lekë për kW/orë

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 07:57

Enti Rregullator i Energjisë i mbledhur në mesditën e së premtes vendosi tarifat e reja të energjisë për familjarët, që hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit vjen. 9.5 lekë do të jetë çmimi që qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga 1 janari i vitit 2015, për çdo kilovat energji të harxhuar. Vendimi për rritjen e çmimit u bë i ditur sot nga nga kreu i ERE­s, Petrit Ahmeti. Çmimi aktual i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 lekë/ kWh e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli konsumi tarifohet me 13.5 lekë. Sipas ekspertëve për një familje e cila konsumon saktësisht 300 kilovat/orë në muaj, çmimi i ri që miratoi ERE e rrit faturën e energjisë nga 2.772 lekë që është aktualisht, në 3.420 lekë pas 1 janarit, duke përfshirë edhe taksat. Ndërsa bizneset e vogla pritet të paguajnë 11 lekë për kW/orë, ndërsa ato të mëdhatë 14 lekë për kW/orë. Për furrat e bukës çmimi do të jetë 7.1 lekë për kW/orë. Po ashtu ERE ka vendosur të rrisë çmimin e prodhimit në 1.45 lekë. Ndërsa çmimi mesatar i energjisë për OSHEE do të jetë 10.7 lekë për kW. Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar edhe tarifën e transmetimit për OST. OST kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë.

 

Çmimi i i ri i energjisë nga 1 janari 2015

Familjarët – 9.5 lekë për kw/orë
Bizneset e vogla – 11 lekë për kw/orë
Bizneset e mëdha – 14 lekë për kw/orë
Furrat e bukës – 7.1 lekë për kw/orë
Ambientet e përbashkëta – 9.5 lekë për kw/orë

 

l.v

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>ME FALNI, E, O SHOKE, PO THONI QE ESHTE RRITUR DHE 2 MIJE LEKE TE VJETRA FATURA NE TOTAL, SEPSE ESHTE PJESA E MATJES</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.