Rama në Prishtinë: “Pozicioni i shqiptarëve ka ndryshuar në rajon. Liderët e tyre janë të prapambetur”

Kryeministri Rama ka lëshuar mesazhe të qarta nga Prishtina për Bashkimin Europian dhe për politikat e tij të zgjerimit, duke i paralajmëruar se ballkanasit lodhen nga durimi. Duke e vënë theksin se rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë duhet të finalizohet në BE, Rama tha se i gjithë Ballkani duhet të punojë që të mposhtë frikën e familjes së madhe evropiane dhe lodhjen që ka nga zgjerimi. Por ai shtoi se ballkanasit lodhen nga durimi e pastaj nuk ka BE që t’i bëjë më bashkë si dele të urta. Ndërkaq “Gazeta Express” në Kosovë zbardh një pjesë të deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Sipas burimit në fjalë, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si të prapambetur liderët e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës. “Klasa politike e shqiptarëve ka një kapacitet të ulët reflektimi dhe lidershipi”, ka thënë Rama. Kryeministri i Shqipërisë, ka thënë se pozicioni i shqiptarëve në rajon ka ndryshuar, mirëpo, jo edhe përgjegjësia e shqiptarëve me të ardhmen. “Ky është momenti ynë”, ka thënë Rama. “Terreni është i mbarësuar me potencial ndryshimi. Lajmi i mirë është se shqiptarët janë të respektuar më së shumti në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rama, teksa ka folur në tryezën e organizuar nga FOL.
l.v
http://www.gazetaexpress.com/lajme/edi-rama-pozicioni-i-shqiptareve-ka-ndryshuar-ne-rajon-69336/
Add new comment