Ligji i Qeverisë për dosjet/ Gentiana Sula: Do të hapen për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e regjimit komunist

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 03:19

“Panorama” shkruan se dosjet e ish­Sigurimit të Shtetit do të hapen për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e regjimit komunist, ndërsa për fëmijët e tyre do të aplikohen rregulla të veçanta për mënyrën se si do të marrin informacionin. Sipas zv.ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Gentiana Sula, brenda muajit janar do të jetë gati projektligji. Kjo nismë ligjore parashikon ngritjen e një institucioni të posaçëm, me anë të së cilit do të bëhet arkivimi, ruajtja dhe përpunimi i arkivave të trashëguar të dosjeve të ish­ Sigurimit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, e pyetur për lustracionin nëse do të përfshihet apo jo, Sula bën me dije se projektligji u jep të drejtë institucioneve për të marrë informacion për pastërtinë e figurës së personaliteteve të institucioneve të veta, nëse do ta kërkojnë një gjë të tillë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.