Debat në Grupin Kuvendor të PS. Dade, Ramës: Na sqaro kush hartoi paktin me PD, Qefalia: Është pazar, jo marrëveshje

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 02:02

Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen e firmosur dje me Partinë Demokratike për rikthimin e saj në Kuvend. Darina Tanushi shkruan në “Gazeta Shqiptare” se gjatë mbledhjes së grupit kuvendor, e cila i parapriu seancës së Kuvendit, ku opozita i dha fund bojkotit pati debate në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes. Burimet nga grupi parlamentar bënë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se deputetja socialiste Arta Dade kërkoi që deputetët të kishin një informacion paraprak për këtë pakt. Po kështu, Dade mësohet se ka kërkuar nga Rama se “kush e bëri këtë pakt”. Ndërsa kryeministri, i cili drejtoi mbledhjen e grupit sqaroi se nuk kishte asgjë për të diskutuar se kush e bëri, pasi ky është një draft që është konsultuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Ai i kërkoi nënkryetarit të grupit, Taulant Balla, të lexojë pikat e paktit të firmosur me opozitën. Sipas burimeve, mbledhja nuk është se ka pasur tone të acaruara, por nuk ka munguar edhe një tjetër zë kritik ndaj firmës që drejtuesit e PS-së hodhën me PD-në, për rikthimin e saj në Kuvend.Deputeti i Tiranës, Xhemal Qefalia, po ashtu ishte një nga këta zëra. Sipas burimeve, ai u shpreh se “kjo marrëveshje nuk ishte serioze, por është thjesht një pazar”.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.