Mali i Zi krijon njësi të posaçme kundër krimit. Ministri i Brendshëm thotë se krimi në rajon ka bashkëpunim të shkëlqyer

Mali i Zi do të krijojë një njësi të veçantë policore që do të angazhohet vetëm për luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm malazez Rasko Konjevic, sipas të cilit kjo njësi do të varet nga Prokurori Special për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ministri malazez ka vënë në dukje se krimi ballkanik ka vendosur lidhje të shumta dhe funksionon në mënyrë shumë të mirë, dukuri kjo që sipas tij, shtron nevojën e bashkëpunimit edhe mes organeve shtetërore të rajonit. Këto deklarata ministri malazez i bëri gjatë aktivitetit “Mali i Zi në Twitter”.
s.z
Add new comment