Vetëshpërblimi, deputetët para shtesë për festa, rritien pagat, dietat dhe shpërblimet

Në seancën e fundit të sesionit parlamentar dhe në prag të festave të fundvitit, deputetët e Kuvendit i kanë bërë vetes “dhurata” duke rritur pagat, dietat dhe shpërblimet. “Panorama” shkruan sot se pas paktit, kur opozita mori pjesë pas një mungese gjashtëmujore, deputetët e dy kampeve miratuan me konsensus projektvendimin “Për trajtimin e deputetëve”, në të cilin parashikohet të shtohen pagat për kryetarët e grupeve parlamentare, krerët e komisioneve të përhershme. Sipas “Panoramës” për kryetarët e grupeve të PS, PD dhe LSI, me vendimin e ri do t’i shtohet 15% mbi pagën e deputetit, ndërsa për kryetarin e grupit të PDIUsë shtimi i pagës do të jetë vetëm 5%, pasi ka në grup më pak se dhjetë deputetë. Po ashtu dhe krerët e komisioneve të përhershme do të kenë një shtesë page me 5%. Shtesa e pagave për krerët e grupeve dhe kryetarët e komisioneve do të ketë një vlerë prej 11 mijë dollarësh në buxhetin e Kuvendit.
l.v
Add new comment