Frytet e para të samitit të Beogradit. Kinezët do investojnë 230 milionë euro për portin e Pireut, arrihet marrëveshja

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 11:17

230 milionë euro do të investohen nga kinezët në portin grek të Pireut pas një marrëveshje që u arrit mes dy qeverive për dhënien me konçesion të këtij porti palës kineze. Mediat greke raportojnë se kryeministri kinez ka përshëndetur marrëveshjen përmes një bisede telefonike që ka patur me homologun e tij grek, Antonis Samaras.

Me këtë marrëveshje, kinezët marrin përsipër administrimin e portit të Pireut duke premtuar hapjen e 1 mijë vendeve të punës dhe kthimin e këtij porti në nyjen lidhëse të Kinës me vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas samitit të Beogradit, ku Kina tregoi qartë ambicjen për të depërtuar në tregun europian përmes investimeve në sektorin energjetik, infrastrukturë dhe transporte.

Shkëmbimet tregëtare të Kinës me 16 vendet pjesëmarrëse në samitin e Beograditet llogariten në 55 miliardë dollarë, duke shënuar në tre vitet e fundit një rritje vjetore të normës 9 për qind. Synimi I Pekinit është që kjo shifër të arrijë në 100 miliardë dollarë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.