Hapet tenderi per tubacionet e TAP. Një pjesë e tubave të çelikut do të shkarkohen në Durrës

Konsorciumi i gazsjellësit TAP ka hapur së fundmi tenderin për tubat e çelikut që do t’i dorëzohen Shqipërisë, Italisë e Greqisë në kuadër të fillimit të punimeve për ndërtimin e këtij gazsjellësi. Bëhet fjalë për tuba çeliku që do të shtrihen në një gjatësi prej 780 kilometrash dhe që në total kanë një peshë prej 443 mijë tonësh.
Tenderi i publikuar në revistën e Komuniteteve Europiane e ndan prodhimin e tubave në 6 lote. Në tre seksione që kanë një gjatësi prej 680 kilometrash do të instalohen tuba çeliku të diametrit 240 dhe 190 inç, ndërsa pjesa tjetër do të jenë tuba çeliku të diametrit 48 inç.
Tubat që do të prodhohen do të shkarkohen në 4 destinacione. Në Durrës të Shqipërisë, në Kavala dhe Selanik të Greqisë dhe në Bari të Italisë.
Për të marrë pjesë në këtë tender çdo firmë duhet të ketë një xhiro mesatare të 3 viteve të fundit nga 450 deri në 900 milionë euro, ndërsa për firmat që do të prodhojnë tubat me diametër me të vogël xhiroja mesatare e 3 viteve të fundit duhet të jetë të paktën mbi 90 milionë euro.
http://www.kathimerini.gr/796746/article/oikonomia/epixeirhs...
l.m
Add new comment