Thaçi në VOA: Gjashtë muaj të vitit 2014 ishin bllokadë torturuese, jemi të vendosur në luftë kundër terrorizmit e fundamentalizmit

Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha “Zërit të Amerikës” se gjysma e parë e vitit ishte periudhë suksesi, ndërsa gjysma tjetër periudhë torturuese për Kosovën. Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm, tha gjatë një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Kosova po përballet me të njëjtat sfida me të cilat janë përballur edhe vendet tjera që janë anëtarësuar apo synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në intervistën dhënë korrespodentit në Prishtinë, Besim Abazi, zv/kryeministri Thaçi që njëkohësisht është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se bllokada politike gjashtëmuajshe që çoi në ngecjen e proceseve politike ishte torturuese edhe për qytetarët e Kosovës. I pyetur sa i përket ligjit për përfshirjen e qytetarëve në luftërat e huaja, Thaçi tha: “Kosova ka dëshmuar më fakte se është shumë e vendosur më luftë kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit. Rikonfirmoj edhe sonte: do të jemi të pa kompromis ndaj këtyre fenomeneve, kurdo dhe kudo që paraqiten. Kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe mbështetjen e plotë të tyre. Kemi një zotim të gjithanshëm institucional tonin. Ndërsa, sa i përket nxjerrjes së ligjit për pjesëmarrje në luftëra të huaja, ne e kemi proceduar më herët në Kuvendin e Kosovës, tashmë e kemi ri proceduar sërish si qeveri e Kosovës dhe shpresoj se gjatë muajit janar do ta përmbyllim”
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-interview-thaci/2572064.html
Comments
Po juve te Respublices? A u
<p>Po juve te Respublices? A u pelqen toni terrorist / militant i Hashim Thacit ketu? A jeni edhe ju pro luftes sikur ai?</p>
Add new comment