Molossia heq dorë nga himni kombëtar i shqiptarëve. Presidenti Kevin Baugh: Për 15 vite kam pasur ankesa të mëdha nga shqiptarët e Amerikës

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 12:26

Në tradita, në zakone dhe apo në gjerësi gjeografike, nuk ka asgjë të përbashkët dhe lidhje me Shqipërinë, por për një dekadë e gjysmë ka përdorur himnin e kombit shqiptar (https://www.youtube.com/watch?v=5Q2B1WAZpDM). Por himni i njëjtë me kërkesë të shqiptarëve është ndryshuar një vit më parë. Himni i ri, tani zyrtarisht është "Fair Molossia - shtëpia jonë": http://youtu.be/7HG0mVzEi2g. Këtë e thotë presidenti i Republikës Molossia, Kevin Baugh, në një bisedë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA nga korrespodenti i saj në Nju Jork, Beqir Sina. Ai thekson se për 15 vite me radhë ka pasur ankesa të mëdha nga shqiptarët e Amerikës, mbi atë që ne do ta quanim "huamarrje" ose kopjim  të himnit të tyre. “Kështu në dhjetor 2013 Republika jonë kishte nisur një kërkim për një himn të ri, dhe përfundimisht me muzikë të zgjedhur, e cila ishte një pjesë e mrekullueshme e përbërë nga Simon-Pierre Boka Di Mpasi Londi. Dikur himni i Zaires, i cili nuk është më në përdorim dhe i përshtatet nevojave tona më të mira. Më pas, vargjet lirike janë shkruar nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti, Kevin Baugh - duke u motivuar dhe frymëzuar nga vendi dhe kultura e Molossias, si edhe nga vargjet e këngës "Impossible Dream (Quest)", "Ozymandias" nga Percy Bysshe Shelley dhe "Home Mjetet Nevada ", kënga e  Shtetit të  Nevadës”, shprehet ai.

Molossia, është vetë shpallur shtet qysh në vitin 1977. Dhe, ai që e krijoi këtë shtet, është Kevin Baugh.

 

l.v

 

http://ina-online.net/shqiperia/49982.html

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Kur e lexon lajmin, te duket vetja budalla se thua: Ku dreqin bie valle kjo Molossia qe s&#39;e kam degjuar kurre?</p><p>Eshte nje pronar ne Amerike qe shtepine ku jeton vete dhe nje stalle tjeter e ka shpallur shtet qe ze si hapesire truallin e tij prej afro 5 mije m2.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.