Babai kosovar kërkon fëmijët adoleshentë. Vëlla e motër dyshohet të kenë shkuar në Siri

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 11:41

Kishin rreth dy vjet që frekuentonin xhaminë vëlla e motër, ndërsa prej tre ditësh vajza 18 vjeçare Edita dhe djali 16 vjeç Visar, kanë humbur dhe i ati i tyre, qytetar zviceran me origjinë nga Kosova po i kërkon në Adana të Turqisë. Lajmin mbi dramën e Halit Ljodzës e raporton Anadolu Agency. Haliti bëri një denoncim në polici pas mosardhjes në shtëpi më 19 dhjetor të fëmijëve, dhe Policia e Zyrihut, duke u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIS të fëmijëve ka raportuar këtë rast në Interpol. Janë marrë në ndjekje celularët e fëmijëve dhe pas lokalizimit të sinjalit në Adana të Turqisë, babai ka vajtur në këtë qytet dhe i ka dhënë informacion policisë lokale. Ai nuk mungoi t’u drejtohej gazetarëve me sytë e përlotur ai u ka treguar mediave fotografitë e fëmijëve. Haliti punon si sanitar në një kompani në Zurih, dhe ka theksuar se fëmijët e tij asnjëherë më parë nuk janë larguar nga shtëpia.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.