Basha mbledh deputetët, pritet shpallja e qëndrimit lidhur me bojkotin. Kukan, dy vizita në PD

Eduard Kukan ka qenë dy herë në zyrën e Lulzim Bashës, pastaj u takua me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Përpara orës 14:00 kryetari i demokratëve mësohet të ketë thirrur mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike.
Nga takimi me grupin, që nuk thirret prej më shumë se tre muajsh, pritet që Basha të japë qëndrimet e forcës më të madhe opozitare për raportin me parlamentin. Burime brenda grupit kuvendor demokrat bëjnë me dije se PD është shumë afër vendimit për hyrjen në Kuvend në seancën e ditës së mërkurë, por vendimin pritet ta zyrtarizojë pikërisht kryetari Lulzim Basha në mbledhjen me deputetët.
Seanca e së mërkurës ku pritet prania e opozitës në sallë, mbyll edhe këtë sesion parlamentar për të rinisur javën e tretë të janarit të 2015.
a.k
Add new comment