Ja projekti gjerman që do të “kapë” humbjet në rrjetin e shpërndarjes. Dhoma pilot në zonat me konsumin më të madh të energjisë.

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 13:06

Një projekt pilot që do të identifikojë humbjet e energjisë përmes një sistemi elektronik pritet të instalohet nga OSHEE në zonat me konsumin më të madh të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për disa dhoma që do të jenë të pajisura me sisteme të avancuara identifikimi të natyrës së humbjeve të energjisë elektrike. ResPublica ka mësuar se ky investim është marrë përsipër nga Deutsche Telekom përmes filialit të saj në Shqipëri (kompania AMC) dhe do të shtrihet fillimisht në disa zona të vendit, ku është përqëndruar edhe konsuimi më i madh i energjisë elektrike.

Kryerja e këtij investimi është konfirmuar edhe nga Ministria e Energjisë. Zyra për shtyp e kësaj ministrie sqaroi për ResPublica se ky projekt është përfshirë si një ide e perspektivës, pasi është tejet i kushtueshëm dhe fillimisht do të testohet në pika të caktuara. Projekti është në kuadër të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Bankën Botërore, e cila ka marrë përsipër financimin e 150 milionë dollarëve për ringritjen e sistemit energjetik shqiptar.

Projekti parashikon që në 6 vite të shpenzohen 275 milionë euro për minimizimin e humbjeve të energjisë përmes një plani që parashikon investime të detajuara në paisje, linja, kabina shpërndarjeje shoqëruar me paisje matëse.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.