Tjetër largim nga stafi i Presidencës. Arben Idrizi jep dorëheqjen si sekretar i Përgjithshëm...!

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 10:32

Arben Idrizi mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës.

I kontaktuar nga ResPublica, Idrizi ka pohuar se është larguar me kërkesën e tij nga ky post, të cilin e mbante që prej fillimit të vitit 2013.

Bashkëshortja e tij, Altina Xhoxhaj është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, institucion që kohët e fundit është vënë në të vëmendjes për shqyrtimin e disa çështjeve të nxehta.

Arben Idrizi prej marsit 2001-maj 2011 punoi si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë KQZ-së, ndërsa  për disa vite ka kryer detyrën e anëtarit të Task Forcës Konsultative BE-Shqipëri në negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit.

Idrizi u punësua si këshilltar ligjor pranë presidentit Nishani në vitin 2012, ndërsa u komandua si Sekretar i Përgjithshëm pas largimit nga ky post të Bardh Spahisë, i cili kandidoi për deputet I Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.