Drafti i ri për hapjen e dosjeve/ Doda: Ligji i qeverisë mbron të inkriminuarit. Ballauri: Veprim absurd i ardhur nga politika

Në “Gazeta Shqiptare” shkruhet se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, është sërish në udhëkryq. Pas depozitimit të parlament të draftit të përgatitur nga Shoqata për të Drejtat e Njeriut, të drejtuar nga Elsa Ballauri, Ministria e Mirëqenies Sociale nisi hartimin e një drafti tjetër po për hapjen e dosjeve. Të pyetura për këtë situatë të krijuar, deputetja e opozitës, Mesila Doda, e cila depozitoi draftin në parlament si dhe hartuesja e tij, Ballauri, tregojnë se jo vetëm është një absurditet dhe një rast i paprecedentë, kjo gjë do të sjellë edhe vonesa të procesit të hapjes së rreth 140 mijë dosjeve. Ndërkohë që shpirtrat e mijëra shqiptarëve të persekutuar, të familjeve të atyre që sot nuk janë më, pasi kanë vdekur nëpër burgjet e diktaturës komuniste, nuk do mund të gjejnë paqe, por do iu duhet të presin sërish. Deputetja Doda gjatë intervistës për “Gazeta Shqiptare” është shprehur se: – “Ky ligj paralel i ekzekutivit kërkon të mbrojë të inkriminuarit”. Ndërkohë që Elsa Ballauri ka folur për ndryshimet e dy drafteve duke thënë se: “Projektligji që kemi dorëzuar ne është mbështetur në dy shtylla kryesore: hapja e dosjeve dhe lustracioni, ndërsa projektligji i ministrisë është thjesht një përkthim i ligjit gjerman mbi hapjen e dosjeve”.
l.v
Comments
Pra kemi nje projektligj nga

Pra kemi nje projektligj nga Doda-Ballauri dhe nje projektligj te qeverise sipas modelit te ligjit gjerman.

Tani, pa hyre ne hollesira juridike, o kane mend me shume ligjvenesit gjermanne o ka Doda-Ballauri.

Pastaj kjo Doda ku ishte 8 vjet te qeverisjes se PD-se? Pse nuk e coi projektligjin ne parlament? Apo merrej me kultivim palmash per varjen e opozites?

Tung,

Blendi

Add new comment