Kapitull i ri në marrëdhëniet me SHBA-në, por Kuba mbetet një "ishull" komunist

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 02:08

Kuba mbetet komuniste. Pasi ka kaluar euforia e pak ditëve më parë, nga normalizimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Raul Kastro ka shpjeguar në parlament se”nuk do të ndryshojë sistemi politik”.  Në fjalimin e tij, Kastro ka falenderuar presidentin amerikan për nisjen e asaj që e cilësoi si “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes dy vendeve. "Ashtu sikurse  nuk u kemi kërkuar kurrë SHBA-ve që të ndryshojnë sistemin e tyre politik, presim që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë dhe të respektojnë sistemin tonë”ka deklaruar Kastro sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/americalatina/2014/12/20/castrodialogo-su-tutti-i-fronti-con-usa_3d76f60c-c1d7-451d-bfdd-79b969757559.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.