Dëshmia/Kur të pengojnë të japësh edhe ndihmën e parë

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 12:10

Shërbimi i urgjencës spitalore në Tiranë është provuar edhe njëherë jashtë funksioni. Këtë e dëshmon për “ResPublica” një qytetar që ka asisituar një qytetar tjetër, pranë zonës së Televizionit Shqiptar. Sipas dëshmisë, personi, drejtues automjeti, ka qenë i pranishëm në momentin kur një qytetar ka humbur ndjenjat. Dëshmitari është ofruar që të shoqërojë personin në spital dhe sipas asaj që ka rrëfyer, ndonëse një punonjës i policisë rrugore, i ndodhur ne semaforin pranë TVSH, ka marrë shënim targën e automjetit dhe e ka komunikuar me qëllim lehtësinë dhe shpejtësinë e lëvizjes, asgjë nuk ka ndodhur. Mirëpo çudia vazhdon edhe në QSUT, kur sipas dëshmisë personi, është shoqëruar në mjediset e brendshme me një karrige që përdoret për personat me aftësi të kufizuar dhe jo me barrelë. Madje, ne hyrje të QSUT, automjetit i është kërkuar bileta e hyrjes, ndonëse drejtuesi ka deklaruar se po transporton një person në gjendje të lirë. “Pyetja” për biletën ka vazhduar edhe në largim, kur “shoferit të urgjencës” i është kërkuar pagesa e biletës për një shërbim që normalisht e ka për detyrë institucioni ta kryejë. Madje personi që ka dhënë ndihmën nuk është lejuar të dalë nga mjediset e QSUT-së, pikërisht sepse hyri pa biletë, megjithë sqarimi se po ndihmohej një qytetar në gjendje të rëndë. Izolimi vijon ende, megjithëse Policia e Shtetit ka deklaruar në QSUT se automjetit në fjalë i është dhënë “leje” për të hyrë. “Ne jemi privat”, ka qenë përgjigja e rojës së hyrjes, duke “sqaruar” se personi që hyri pa biletë mund të largohet vetëm kur të “vijë drejtori”.
Duhet të kujtojmë se distanca nga TVSh në QSUT është e vogël dhe mungesa e shërbimit të urgjencës është e pafalashme, sikurse shërbimi në QSUT, në këtë rast. Këtu ia vlen të kujtojmë rastin të ndjerit dr. Flori, para disa kohësh, që provokoi edhe një debat shumë të madh mbi shërbimin në fjalë, jo vetëm në transport në rast nevoje, por edhe në ndihmën e parë. Dhe një pyetje shkon edhe për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, që është ndër më të kuotuarit më suksese dhe arritje, sesi ka mundësi që ndaj një qytetari që ofron ndihmë, ushtrohet ky lloj presioni, ndërkohë që duhet të falënderohet? Dhe kjo pyetje, bëhet Pikëpyetje në rastin e Ilir Beqes, i cili në kohën e diskutimit për buxhetin 2015, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë, se “nuk ka nevojë për shtesa në buxhet”, pasi ndoshta mendonte se ccdo gjë ishte në rregull në ministrinë e tij. Ndoshta Beqja e përfshin përgjigjen e vet në mesazhinl e fundvitit, aty ku si çdo vit “Shqipëria u shitet shqiptarëve si baçja me lule”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.